Tiranë/ Në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Zall-Herr

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar  "Zall-Herr" u bë arrestimi i Alfred Hithi, 40 vjeç, banues në fshatin Dritas, në Zall-Herr.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Operacioni u zhvuillua nga komisariati i Policisë nr.5 .

Tiranë/ Në kërkim për prodhim të lëndëve