Atentat në autostradën Tiranë-Durrës: Plumba Land Roverit, vritet biznesmeni 37 vjeçari

Atentati mafioz në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e të dielës, 3 prill 2022 ka pasur si objektiv Iljaz Çalin, 37-vjeç, me aktivitet biznesi dhe person me precedent penalë.

Rreth orës 23.00, viktima po lëvizte me një automjet tip Land Rover me drejtim nga Tirana për në Durrës, në momentin që makina e autorëve i ka dalë paralel në rrugë dhe ka derdhur breshëri kallashnikovi ndaj 37-vjeçarit.

Sipas këqyrjes së vendit të ngjarjes, rezulton se të shtënat kanë vazhduar ndërsa dy automjetet kanë vazhduar lëvizjen për të paktën 50 metra derisa makina e viktimës ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Më pas mjeti i autorëve është larguar nga vendi i ngjarjes, pa lënë ndonjë gjurmë të paktën nga provat e mbledhura deri tani. Policia mbërriti disa minuta më vonë në skenën e krimit ndërsa Iljaz Çali nuk arriti tu mbijetojë të paktën 6 plumbave që e kishin goditur në trup.

Viktima ishte person me precedent penalë pasi në vitin 2016 ishte proceduar penalisht në lidhje me kultivimin e 700 rrënjëve kanabis të cilat u zbuluan gjatë kontrolleve të policisë në zonë pas grabitjes së ndodhur në pistën e Rinasit.

Prej vitit 37-vjeçari ishte bashkëpronar i një subjekti me aktivitet në nxjerrjen dhe importin e kromit me adresa aktiviteti në Durrës, në Nikël të Krujës dhe në Rinas.

Pista kryesore e hetimit në lidhje me atentatin, sipas policisë lidhet me precedentin e viktimës në vitin 2016 kur nëna e tij u arrestua dhe ai u shpall në kërkim për kultivim narkotikësh. Ndërkohë nuk janë lënë jashtë vëmendjes së policisë edhe konfliktet e mundshme për kromin.


Lajmi si mberriti ne redaksi deri ne oren 09: 39 

Ky është Iljaz Çali, vikima që ekzekutua në autostradë

Ora 09:39  Ky është 37 vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e 3 prillit 2022 në autostradën Tiranë – Durrës

Ai po lëvizte me një Land Rover të marrë me qira kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt tij me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër në lëvizje për një distancë prej 50 metrash. Policia ka ngritur pika kontrolli në Lezhë, Shkodër e Tiranë por deri tani nuk ka ndonjë të ndaluar.

Gjithashtu policia gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme ka shoqëruar dhjetëra persona, por pa pasur prova konkrete për identifikimin e autoreve.

Atentat në autostradën Tiranë-Durrës: Plumba Land Roverit,
Në foto: Viktima Iljaz Çali në autostradën Tiranë-Durrës

Atentati në Autostradë/ Viktima shok i ngushtë i Gjin Nikës. Hetohen dhe konfliktet për tregtinë e kromit në Bulqizë

Atentat në autostradën Tiranë-Durrës: Plumba Land Roverit,

Ora 09: 17 (4 prill 2022)   Një nga pistat e hetimit është dhe konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë. Viktima ka qene shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë, si pasoje e luftës së përgjakshme të Kromit.

Iljaz Çali ishte besimtar madje për shkak të besimit që përfaqësonte në shtëpine e tij në zonën e Rinasit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël.

Atentat në autostradën Tiranë-Durrës: Plumba Land Roverit,
Ne foto: Autostrada Tiranë-Durrës ku ndodhi vrasja e Iljaz Çalit

LAJMI SIÇ MBERRITI NE REDAKSI DERI NE OREN 00:40 TE 4 PRILLIT 2022

Ora 00: 40 Nga informacionet e para dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar nga një makinë tjetër në ecje e sipër në drejtim të Land Roverit duke lënë të vdekur, shoferin. Mësohet se është qelluar për rreth 50 m në breshëri në drejtim paralel. 

Ora 00: 08 Burimet bejne me dije se viktima, Iljaz Cali, 37 vjeç banues ne Rinas te RI ishte person me precedentë penalë në fushën e drogës.


Mesohet emri i viktimës

Ora 23: 47 Ora News mëson se shoferi i ekzekutuar në makinë mbrëmjen e së dielës 3 prill 2022 është Iljaz Cali 35 vjeç. Ai u ekzekutua në makinë në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta.

Ora News mëson gjithashtu se mjeti tip “Land Rover” është marrë me qira në Rinas një biznes që jepte makina me qira

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj po ndjek te gjithe ngjarjen.

Atentat në autostradën Tiranë-Durrës: Plumba Land Roverit,
Ne foto: Viktima, Iljaz Çali

Njoftimi i Policise per vrasjen ne Autostrade

Ora 23: 25 “Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip "Land Rover" dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.” - njofton policia e Tiranes.

Atentat në autostradën Tiranë-Durrës: Plumba Land Roverit,
Ne foto: Autostrada Tiranë-Durrës ku ndodhi vrasja e Iljaz Çalit

Ora 23:19 Ora News sjell pamjet nga vendi i atentatit

Forca të shumta policie ndodhen në vendin ku ka pasur të shtëna me armë dhe dyshohet të ketë jetë bërë atentat.

Mbrëmja e së dielës është tronditur rreth orës 23:00 kur në autostradën Tiranë – Durrës, përballë DHL-së  është qëlluar drejt një automjeti tip "Land Rover" dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.


Fotot e para nga atentati ne autostraden Tirane - Durres

Ora 23:13 Tirana është tronditur sërish nga të shtëna me armë këtë fundjavë. Mësohet se është qëlluar ndaj një automjeti tip Land Rover dhe një person ka mbetur i vdekur, në atë që duket si një atentat.Në fotot e siguruara nga Ora News, mund të shihet një makinë me targa AB 988 AS e cila dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit.

Atentat në autostradën Tiranë-Durrës: Plumba Land Roverit,
Ne foto: Makina e qelluar ne autostrade 3 prill 2022

Atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, gjendet një i vdekur 

Ora 22:54 Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip "Land Rover".

Ngjarja ka ndodhur në rrugën interurbane Tiranë-Durrës afër “DHL”. 

Si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.