Hoxhë Mara: Dy begati që njerëzit nuk dinë t’i vlerësojnë janë koha e lirë dhe shëndeti
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Gentian Mara u shpreh se begatitë në jetën e njeriut janë të shumta.
Ai tha se dy begati që njerëzit nuk dinë t’i vlerësojnë janë koha e lirë dhe shëndeti dhe se kur e humb njeriu atë shëndet e kupton se ka qenë në mirësi të madhe.
Mara: Begatitë janë të shumta. Nëse flasim për ato shëndetësore, faktori kryesor që ndikon në vazhdimësinë e kësaj mirësie, është të ndjekim këshillat shëndetësore. Këto këshilla nisin nga ajo që Zoti na ka shpallur ne; pra, çfarë ka ndaluar dhe urdhëruar për ne, sepse janë të dëmshme për ne.
Dy begati që njerëzit nuk dinë t’i vlerësojnë janë koha e lirë dhe shëndeti. Kur e humb njeriu atë shëndet e kupton se ka qenë në mirësi të madhe. Jetuam të gjithë në pandemia duke u privuar nga liria dhe duke i kapluar frika dhe tmerri. Prandaj duhet dëgjuar këshillat shëndetësore duke i ndërlidhur me fenë. Te pjesa e kohës së lirë, do të shohim se ka pasur personalitete të islamit që nuk kanë jetuar gjatë, por kanë lënë vepra shumë të mëdha.
