Hoxhë Mara: Të jesh i bekuar do të thotë që t’i njohësh të gjitha të mirat e Zotit që ke përreth
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Gentian Mara u shpreh se të jesh i bekuar nis qysh me ekzistencë e njeriut që na e ka dhënë Zoti.
Ai tha se myslimanët kanë një zanafillë të hershme lidhur me njeriun në mbarë krijesat; sepse njeriu është krijesa më e privilegjuar e Zotit në Tokë dhe si i tillë është më e përgjegjshme.
Mara: Të jesh i bekuar nis qysh me ekzistencë e njeriut që na e ka dhënë Zoti. Të jesh i bekuar do të thotë që t’i njohësh të gjitha të mirat që ke përreth. Pra, begatia e para është njohja dhe prezantimi me gjërat që na rrethojnë. Ne si myslimanë kemi një zanafillë të hershme lidhur me njeriun në mbarë krijesat; sepse njeriu është krijesa më e privilegjuar e Zotit në Tokë dhe si i tillë është më e përgjegjshme.
Ne atë amanetin ia propozuam maleve, qiejve dhe tokës, por e barti njeriu. Amaneti i Zotit është përgjegjësia dhe nga këtu nis njeriut kupton se çfarë është njeriu. Pjesa monetare është plotësuese me atë që na ka begatuar Zoti. Pasuria e vërtetë është shëndeti dhe kujtesa.

