Banushi: Të njëjtët njerëz të përfshirë në aferën e të tre incineratorëve. Po analizohen provat për atë të Tiranës
Gazetarja Keti Banushi, ka dhënë detjate të tjera në lidhje me aferë e incineratorëve.
Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everest Dedaj, Banushi tha se sipas hetimeve të prokurorisë, dyshohet se në të tre incineratorët, i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, janë të njëjtën njerëz.
Keti Banushi: Nëse kemi urdhër arreste në lidhje me incineratorin e Fierit, kjo mbetet për t’u parë pasi edhe për incineratorin e Elbasanit që u finalizua me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka dhe dy administratorëve që u shpallën në kërkim edhe këtë radhë pati një tjetër masë sigurie. Dy nga personat që është kërkuar arresti për incineratorin e Fierit u akuzuan dhe për incineratorin e Elbasanit. Sipas hetimit që ka nxjerrë prokuroria janë pothuajse të njëjtën njerëz të cilët janë të përfshirë të tre incineratorët.
Ajo thotë se procedurat për incineratorin e Tiranës janë bërë nga po të njëjtën njerëz si në Elbasan dhe në Fier.
Keti Banushi: Jemi në pritje për incineratorin e Tiranës që janë pothuajse të njëjtët njerëz të cilët kanë bërë procedurat dhe të njëjtët persona që kanë përfituar.
Sipas saj marrja në pyetje është përqendruar te incineratori i Fierit, ndërsa përsa i përket incineratorit të Tiranës po analizohen provat shkresore.
Keti Banushi: Aktualisht marrja në pyetje është përqendruar te incineratori i Fierit dhe më pas ndoshta do të veprohet me incineratorin e Tiranës. Për ata që prokuroria ka krijuar bindje që kanë kryer veprime të jashtëligjshme dhe janë të përfshirë në afera korruptive ka vendosur t’i kërkojë Gjykatës arrestimin e tyre. Nëse shfaqet ndonjë provë kanë përshtypjen se nuk do të kursehen.
Për incineratorin e Tiranës po analizohen provat shkresore por nuk kemi nisjen e marrjes në pyetje. Nuk di si do të procedohet me ketë incinerator.
Përgatiti Anila Kolgjini.
