Zjarr në një nga dhomat e Senatoriumit të Korçës, plagoset pacienti

Godina e Senatoriumit të Korçës është përfshirë nga zjarri gjatë mesnatës. Policia njofton se në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e senatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj.

Për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet që pacienti ka ndezur cigaren kur afër ka patur edhe maskën e oksigjenit.

Gjithashtu rreth orës 04:00, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit K. H., i parkuar para banesës së tij, i cili për pasojë është djegur plotësisht.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarret kanë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.