Rama ‘lan duart’ edhe me Bllakon, Kryeministri nervozohet me gazetarët: Incineratori sukses i drejtësisë

Alqi Bllako nuk ka pranuar që fati i tij të vendoset nga debatet e kolegëve të tij në Këshllin e legjislacionit dhe mandateve. Rreth orës 16:00 përmes një shkrese të dërguar me postë ai ka deklaruar se heq dorë nga mandati i parlamentit me vullnet të lirë.

Menjëherë pas kësaj, kryetarja e kuvendit ka njoftuar deputetët për anulimin e mbledhjes në orën 18 dhe po e njëjti njoftim i është dhënë përmes telefonit dhe SPAK. 

Të pyetur nga televizioni drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë theksuar se do të presin komunikimin zyrtar për të vepruar. Bazuar në ligj pas lënies së mandatit SPAK do ti kërkojë gjykatës firmosjen e masës së arrestit

Por edhe socialistët duket se nuk janë tronditur nga konkluzionet e hetimit të incineratorëve. Edhe pse janë 20 arrestime dhe një ministër në qeli si dhe një deputet nën akuzë kryeministri Edi Rama thekson se ky është sukses i reformës në drejtësi.

“Nuk ka politikanë, nuk ka të fortë, nuk ka të privilegjuar. Janë të gjithë të barabartë.”

Megjithatë pas mbledhjes së kryesisë ai shprehu keqardhje në nivel personal por jo të detyrës. Sa i përket renditjes në listë të deputetit Rama sërish kishte një përgjigje

“Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik”

Megjithatë pyetjet e gazetarëve sa i përket përgjegjësisë së tij duket se e nervozuan sërish kryeministrin

“Unë po rri në shi për ju, nuk po kërkojë çadër ndryshe nga ju.”

Në mbledhjen e kryesisë socialistët diskutuan mbi nisjen e procesit të zgjedhjes së presidentit por edhe të përgatitjes së kongresit të datës 9 prill. Gjatë paradites qeveria vendosi po ashtu edhe rritjen e pensioneve me 3.3 për qind si dhe ndalimin e gjuetisë nga të huajt.