Arrestimi i Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari jetonte në apartamentin me qira me një kosovare

I shumëkërkuari Nuredin Dumani kishte dy javë që jetonte në apartamentin e katit të katërt të pallatit ku dhe u arrestua mbrëmjen e 29 marsit në lagjen “Apollonia” në Fier, mëson Ora News

Në këtë banesë jetonte dhe me një shtetase kosovare e cila edhe ajo u shoqërua mbrëmjen e djeshme. 

Ndërkohë Ora News mëson se 40 vjeçari që u arrestua së bashku me Nuredin është Henrik Hoxhaj edhe ky banues në lagjen Apollonia. Në momentin e arrestimit ai u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Mësohet se banesa ishte marrë me qira nga Dumani.

 

Nuredin Dumani ka qenë në  duke udhëtuar në automjetin tip "BMW" ndaj të cilit u qëllua me breshëri rreth orës 17:35, (29 mars 2022)  në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër.

Policia informon se deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit)"