Gështenja: Incineratorët në Fier e Elbasan nuk funksionojnë akoma, por i kanë ezauruar fondet
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Lefter Gështenja, Deputet i PD-së u shpreh se të trija kontratat e incineratorëve janë në shkelje të plotë të ligjit.
Ai tha se Fier dhe Elbasani edhe pse nuk funksionojnë akoma, i kanë ezauruar të gjitha fondet për koncesionin.
Gështenja: Të trija kontratat e incineratorëve janë në shkelje të plotë të ligjit. SPAK ka marrë një vendim për to dhe nuk e kuptoj pse nuk ndërpritet kontrata financiare për to? Fier dhe Elbasani edhe pse nuk funksionojnë akoma, i kanë ezauruar të gjitha fondet.
Ndërsa në Tiranë në vitin 2019 duhet të kishte filluar incinerimi. Çmimi për ton për mbetjet, edhe pse u tentua që të na e shpjegonin me laps dhe letër duke thënë se është 29 euro toni dhe nuk do të rritet, në fakt është e kundërta sepse në kontratë është parashikuar se vetëm në vitin e parë do të jetë kjo vlerë dhe do të rritet sipas inflacionit.

