Xama: Në 16 mars Shqipëria nuk ka importuar energji, 80% e konsumit nga prodhimi vendas
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetarja Ola Xama u shpreh se në 16 mars Shqipëria nuk ka importuar energji elektrike, pasi shumica e konsumit është plotësuar nga prodhimi vendas.
Ajo tha se Me këto kuota që ka Fierza sot, duhet të mos preket fare rezerva hidrike dhe të mos prodhonte energji, sidomos kur jemi në një situatë lufte në botë.
Xama: Në 16 mars Shqipëria nuk ka importuar energji elektrike, pasi shumica e konsumit është plotësuar nga prodhimi vendas. 80% e energjisë që është konsumuar në vendin tonë është prodhuar nga Kaskada e Drinit dhe HEC-et private, ndërsa 20% është nga importi.
Me këto kuota që ka Fierza sot, duhet të mos preket fare rezerva hidrike dhe të mos prodhonte energji, sidomos që jemi në një situatë lufte në botë dhe çmimit të energjisë nuk dihet se sa shkojnë. Ka një rregullore teknike për kaskadën e Drinit dhe rezerva nuk duhet të preket nën mesataren shumëvjeçare. Për janarin dhe shkurtin duhet të ishte menaxhuar me importet.

