Atentati në Elbasan, Momenti kur i shumëkërkuari Nuredin Dumani transportohet me ambulancë drejt spitalit të Fierit
I shumëkërkuari Nuredin Dumani dyshohet se ka mbetur i plagosur në shkëmbimin e zjarrit që ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik, ku objektiv ka qenë Talo Çela një tjetër person shumë i kërkuar nga policia.
Mësohet se ai është në sallën e operacionit në spitalin e Fierit.
Mendohet se Dumani ka qenë në një banesë në një pallat në lagjen “Apollonia” në Fier.
Fillimisht kur Dumani është ndaluar i ka kërkuar policisë që të mos shoqërohej në spital, informon Ora News.
Forcat e policise po ruajne spitalin ku ndodhet Dumani.
Në orën 01.00 të mëngjesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm do japë një konferencë për mediat.
Familja e Talo Çelës akuzon Nuredin Dumanin se është autori i vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talos.
Dyshohet se me Dumanin është marrë në polici dhe një grua dhe një person tjetër.
Ora News sjell momentin kur nje grua eshte shoqeruar nga policia, pritet që policia të sqarojë ngjarjen ne konferencen per median.

