Soko: Për 4 muajt e parë të 2022 qeveria do të fitojë 430 milionë euro nga rritja e çmimeve

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Pano Soko, Ekonomist u shpreh se qeveria në 2 muajt e parë të vitit ka fituar 180 milionë dollarë nga rritja e çmimeve.

Ai tha se në mars pritet që të fitojë edhe 150 milionë, ndërsa në prill edhe 100 milionë të tjera sipas parashikimeve.

Soko: Qeveria në 2 muajt e parë të vitit ka fituar 180 milionë dollarë nga rritja e çmimeve. Në mars pritet që të fitojë edhe 150 milionë, ndërsa në prill edhe 100 milionë të tjera sipas parashikimeve. Energjinë po e pagjumë ne përmes TVSH-së së produkteve të ndryshme. Rama nuk po na fal lekë.

Qeveria bëri këtë trikun e radhës në mes të muajit mars, por nuk integroi shtesat e buxhetit që erdhën nga shkurti, por vetëm ato të janarit, 100 milionë dhe shkurtoi 160 milionë euro të tjera që ishin detyrime 200 milionë për OSHEE-së dhe 60 milionë që është paketa. Qeveria i ka shlyer këto para. Kjo krizë po afrohet për familjet.