A ju vjen inat që vjedhin pushtetarët? Ironia e qytetarit: Le të vuajnë ata…ne do jemi mirë me stomakun
Ndërsa çmimet rriten dhe qytetarëve u "shtrëngohet laku" i mbijetesës çdo ditë dalin në dritë afera korrupsioni miliona euroshe të pushtetarëve që na drejtojnë.
Por si ndihen qytetarët kur dëgjojnë për vjedhje të tilla teksa vetë mendohen dy herë para se të "mësyjnë" tregun për të bërë blerjet e përditshme?
Enki me rubrikën e saj Vox Pop në "Ditë e Re" në Rtv Ora mori opinionin e tyre.
"Si s'të vjen inat. Po të më vinte mua do vidhja si ata, u mësuam."
"Çmimet katastrofë, e tmerrshme. Se di a ka shtet, a mendojnë apo jo për popullin? Mendojnë për xhepat e tyre. Po të isha në pushtet do mendoja dhe për popullin, një që ka fëmijë vë dorën në zemër. Është e tmerrshme të shkosh në treg."
"Jo nuk më vjen inat, do të kisha vjedhur dhe unë por jam në pension."
"Do blejmë më pak se kemi blerë deri tani, ata le të bëjnë çfarë të duan, le të vuajnë ata. Ne nuk do vuajmë nga shëndeti, stomaku. Po të isha në vend të tyre si të ishte mundësia. I lëmë ne ata të vjedhin. Ne i zgjedhim."
"Patjetër që më vjen inat nëse ne nuk jemi në gjendje të plotësojmë nevojat tona."
