Një plumb në shtyllën kurrizore, Nuredin Dumani niset me urgjencë drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2022, 00:04

I shumëkërkuari Nuderin Dumani është nisur drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Ai po transportohet me ambulancë ndërkohë që dy furgonë të RENEA-s po e shoqërojnë.
Një plumb i ka mbetur në shtyllën kurrizore i cili sipas bluzave të bardha të Dierit është shumë e vështirë të hiqet. Ka pasur edhe një tjetër goditje por që e ka kapur shkarazi duke i gërvishtur vetem pjesën e lëkurës.
Mësohet se në spitalin e Fierit Dumani ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, madje nuk është ankuar as për dhimbjet që mund ti shkaktonte goditja. Mjekët kanë vendosur të dërgohet për një ndërhyrje neurokirurgjikale të specializuar në Tiranë, informon gazetarja e Ora News, Inelda Vallja.
