Arrestimi i Dumanit, policia shoqëron edhe një grua, Video e operacionit RENEA në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 23:44
Mbrëmjen e sotme pak orë pas atentatit të ndodhur në Cërrik në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i "Urës së Zezë" RENEA dhe forca të shumta policie zbarkuan në Fier.
Më vonë u mësua se ishte arrestuar i shumëkërkuari dhe kundërshtari i Talo Çelës, Nuredin Dumani. Por nga videot e siguruara nga Ora News duket që në polici është shoqëruar dhe një grua dhe një person tjetër.
Policia dyshon se pasditen e 29 marsit, rreth orës 17:30 në këtë aks ka pasur shkëmbim zjarri ku ka mbetur i plagosur Dumani. Ai është transportuar më pas me ambulancë drejt spitalit të Fierit.
Në orën 01.00 të mëngjesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm do japë një konferencë për mediat.
