RENEA zbarkon në Fier, kontrolle në pallatin shumë katësh. 1 i shoqëruar. Bllokohet qarkullimi

Policia dhe forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Fierit, ku dhe po kryjnë kontrolle në një pallat në një lagje të qytetit. 

Ora News, mëson se forca të shumta policore po kontrollojnë një pallat shumë katësh, ndërsa kanë ngritur dhe një dron për të kryer kontrolle.

Siç shihet në videon e Ora News, një person shoqërohet nga policia, ndërsa është bllokuar qarkullimi në një aks rrugor të qytetit.

Deri më tani nuk dihen detaje në lidhje me operacionin.

Më vonë u mësua se është arrestuar Nuredin Dumani, i cili kishte mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit që ka ndodhur në Elbasan. Gjithashtu në atentat ka mbetur i plagosur dhe një person i dytë.