Caka: Paratë e incineratorëve janë përdorur për të blerë vota, sidomos në qarkun e Durrësit

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Silva Caka, Anëtare e Kryesisë së LSI-së u shpreh se parave të dala nga incineratorët kanë shkuar në off shore në kompani në Holandë dhe Maltë.

Ajo tha se këto para më pas janë futur sërish në vend dhe janë përdorur për të lberë vota, sidomos në qarkun e Durrësit.

Caka: Pjesa dërrmuese e parave të dala sot nga incineratorët kanë shkuar në off shore në kompani në Holandë dhe Maltë. Kemi edhe faktet tona lidhur me fushatën e 25 prillit dhe sigurisht që paratë në një moment të caktuar janë çuar në off shore janë rikthyer për të blerë votat.

Durrësi ka qenë një ndër qarqet që është investuar më fort pasi aty ka qenë edhe kandidat Lefter koka. Në njësinë ku ka qenë vetë Alqi Bllako do të kemi indicie ku është hedhur para nga incineratorët. Këto para janë përdorur për të blerë vullnetin e qytetarëve.