Një ditë pas arrestimit, banesa e Nuredin Dumanit në Fier skenë krimi, dera ruhet me policë

Një ditë pas arrestimit të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, apartamenti i tij në katin e katërt në pallatin 8 katësh në lagjen "Apollonia" të Fierit ruhet me policë.

Një banore e pallatit tregon se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë dëgjuar shumë zhurmë gjatë operacionit të policisë.

"Shumë zhurmë dhe goditje me sende të forta janë dëgjuar në pallat" tregon ajo.

Forcat RENEA dhe policia e Fierit bënë të mundur arrestimin e shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i akuzuar për disa vrasje, mbrëmjen e të martës, 29 mars.

Një ditë pas arrestimit,  banesa e Nuredin Dumanit në Fier
Policia te banesa e Dumanit

Operacioni për kapjen e tij nis pas një atentati të dështuar rreth orës 17:35 të 29 marsit 2022 pranë fshatit Papër, në vendin e quajtur "Ura e Zezë", në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër,  e cila të lidh me qytetin e Cërrikut.

Dyshohet se Nuredin Dumani ka qenë në makinën BMW drejt të cilës është qëlluar me armë zjarri.