PD pa kryetar, edhe sa kohë….?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 12:20
Partia Demokratike ka nisur punën për riorganizimin e saj.
Në 20 prill do të zgjidhen kryetarët e degëve. Në 30 prill parashikohet një Kuvend kombëtar Zgjedhor që do të zgjedhë Këshillin Kombëtar të kësaj force politike, i cili më pas zgjedh edhe strukturat e tjera drejtuese.
Gazetari i Rtv Ora, Everest Dedaj, raporton se pas Kuvendit, nëse nuk do të kërkohet shtyrje, do të nisë një proces për zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike.
Ndoshta mund të jetë fillimi i muajit qershor kur demokratët do të kenë një kryetar të ri të kësaj force politike.


