Topi: Një grup njerëzish bashkë me mua kemi rriskuar edhe jetën, nuk respektohet historia
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se një grup njerëzit, mes të cilëve ka qenë edhe ai, jo rrallë herë kanë rriskuar edhe jetën në PD.
Topi tha se Kur flasim për historinë e respektin dhe mirënjohjes, nuk ka pse të mos respektohet historia e atyre që kanë sakrifikuar gjithçka.
Topi: Në ato vite nuk është se bëhej fjalë për karrierë. Ka nga ana që bëjnë një analizë tjetër dhe i harrojnë ato vite. Një grup njerëzit, mes të cilëve kam qenë edhe unë, jo rrallë herë kanë rriskuar edhe jetën. Kanë qenë situata konkrete dhe unë nuk kam folur asnjëherë. Mund të ikësh dhe askush nuk kujdeset për familjen dhe fëmijët e tu.
Kur flasim për historinë e respektin dhe mirënjohjes, nuk ka pse të mos respektohet historia e atyre që kanë sakrifikuar gjithçka. Harrojnë, na u deshe deri këtu dhe vijnë të tjerët. Ndërsa sot nuk është artikuluar më shumë bashkimi, sepse Berisha ka garantuar që është aty, por dje nuk e thoshte.

