I dënuar për drogë në Belgjikë, arrestohet në Durrës 27-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 09:02
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar i dënuar me 5 vjet burg për drogë në Belgjikë.
Shtetasi M. B ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antëerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 08.01.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antëerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri.

