Vlorë, 29-vjeçares i djegin "Audin" në oborrin e shtëpisë

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen "24 Maji", ku ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, brenda oborrit të shtëpisë,  automjeti tip "Audi", në pronësi të shtetases V.H, 29 vjeçe.

Nga të dhe dhënat e  para të policisë, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.