“Takim me shpirtin e nënës time” Ja pengu më i madh në jetën e Sadri Imerit
Sadri Imeri një personazh shumë i njohur për Shqiptarinë e madhe ku me natyrën e tij aspak komplekse ka bërë për vete mijëra shikues me emisionion që ai drejton prej vitesh në Kosovë.
I ftuar në D-Night ai na foli më shumë për jetën e tij personale dhe një peng të madh që ka brenda vetes, përkujdesjen ndaj nënës së tij që tashmë prej 7 muajsh nuk jeton më.
Dajana: Sa i rreptë je me kolegët gjatë punës?
Sadri Imeri: Jo shumë
Dajana: Nervozohesh shpesh? Si reagon? Çfarë bën?
Sadri Imeri: Po nervozohem dua çdo gjë në kohë
Dajana: Sipas teje sa duhet të qëndrojë në ekran një prezantues?
Sadri Imeri: Jetëgjatësia varest nga suksesi dhe punët që bën. Mendoj tërë kohës nëse i qëndron kohës dhe trendeve botërore
Dajana: Më kë je më i afërt në jetën tënde?
Sadri Imeri: Bashkëshortja sigurisht.
Dajana: Çfarë do të ndryshoje tek vetja, një gjë që ty nuk të pëlqen, por që e bën shpesh?
Sadri Imeri: Impulsivitetin.
Dajana: Sa miq ka Sadriu në jetën përtej kamerave, miq që ka qenë aty për ty në kohët e vështira?
Sadri Imeri: Shumë, madje më shumë larg kamerave
Dajana: Për çfarë do e lije Kosovën dhe jetën atje?
Sadri Imeri: Jeta është bërë shumë e vështirë sidomos për në të mediave dhe nuk është e lehtë të jesh person publik
Dajana: Çfarë do u thoje kolegëve prezantues që mundohen të të kopjojnë në ide?
Sadri Imeri: Është mirë ai që e bën i pari, tjetra më pas është kopje.
Dajana: Cili është thashethemi më i çuditshëm që ke dëgjuar për veten tënde?
Sadri Imeri: Lajme nga showbizii.
Dajana: Je penduar për ndonjë fjalë apo veprim kundrejt dikujt në jetën tënde?
Sadri Imeri: Po që nuk i qëndrova gati sa duhet nënës time edhe pse kisha kohë. Kisha mundësi të rrija më shumë e t’a trajtoja më mirë . E kam vlerësuar jashtë mase dhe kam bërë një libër “Takim me shpirtin e nënës time”
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

