Topi: KOP-i nuk kishte asnjë kontribut në fitoren e vitit 2005, ishin njerëz pa eksperiencë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se 2005 ka një tendencë për të mos e thënë të vërtetën sikurse ka qenë.
Topi tha se KOP-i nuk ka pasur asnjë ndikim në rezultatin e fitores së zgjedhjeve të vitit 2005, sepse ishin njerëz pa eksperiencë.
Topi: Basha ka marrë një zyrë në një ambient privat. Kur ti predikon bashkim Berisha e ka shumë të thjeshtë ta thotë sepse vjen si produkt në raport me Berishës, që ka fituar tashmë, sepse të tjerët janë të varur nga aksionet e tij politike tashmë.
Kur i bëhet analiza e 2005 ka një tendencë për të mos e thënë të vërtetën sikurse ka qenë. Duket se rezultati i 2005 ka qenë produkt i KOP-it. KOP-i kishte një strukturë ekspertize me të rinj të panjohur, mes të cilëve edhe Basha. KOP ishte më shumë një instrument politik për fushatë, sepse ata ishin pa eksperiencë fare. Forca e PD-së në 2005 nuk ka ardhur nga KOP-i.

