Hotel nga jashtë, “shtëpi bari” brenda, zbulohet laboratori i kanabisit me llamba në Malësi të Madhe (PAMJET)
Një laborator i rritjes së kanabisit përmes ngrohjes me llamba u zbulua brenda një hoteli në Malësi të Madhe. Dy personat po rrisnin aty mbi 300 bimë narkotike i shpëtuan arrestimit.
Në pamje të parë dukej një restorant dhe hotel ku klientët janë të rrallë.
Objekti në Malësi të Madhe në pronësi të Fatlum Elezit ishte marrë me qira një tjetër person, i cili i kishte ndërruar funksionin.
Por pas dyerve të mbyllura, qiramarrësi dhe një bashkëpunëtor kishin ngritur një laborator të kultivimit të bimëve narkotike me llamba.
Në katin e parë dhe të dytë të godinës ata kishin instaluar 230 llampa të pajisura me stabilizatorë dhe nën to rrisnin kanabis sativa.
Ende nuk dihet për sa kohë ka vijuar ky aktivitet, por veprimtaria ishte zbuluar nga policia.
Kur blutë mësynë aty gjetën 300 rrënje bimë narkotike në fazën e rritjes.
1.3 kg drogë ndërkohë u gjet gati për tu shitur.
Por dy kultivuesit të identifikuar vetëm me inicialet K. N. dhe A. S., arritën ti shpëtojnë arrestimit dhe tashmë janë shpallur në kërkim.
Laboratori i rritjes së kanabisit me ngrohje rezultoi se furnizohej nga një lidhje e paligjshme energjie.
Ndaj 4 punonjës të OSHEE-së u vunë nën hetim në gjendje të lirë me akuzën e "shpërdorimit të detyrës".
Edhe pronari 44-vjeçar i hotelit që e kishte dhënë me qira do të hetohet për shndërrimin e objektit në shtëpi bari.
Operacionet e policisë së shtetit dy vitet e fundit kanë konfirmuar se të ashtuquajturat "shtëpi bari" janë kthyer në mënyrën kryesore të kultivimit të bimëve narkotike në vendin tonë.

