“Oj femër në shpin tem po don me ba emër”/ Sadri Imeri ka dy fjalë për Alaudin Hamitin

Lufta për të qenë në qendër të vëmendjes dhe gjithmonë i lakueshëm në rrjetet sociale është e pashmangshme në televizion.

I tillë ka qenë edhe një rast për moderatorin nga Kosova Sadri Imeri, i cili ka një program humori dhe ngacmues me të ftuar nga fusha të ndryshme.

Por, kohë më parë në një emision në Shqipëri të Luana Vjollcës, Alaudin Hamiti, një tjetër moderator në Kosovë shumë i njohur dhe i ndjekur nga teleshikuesit dha një koment për Sadriun duke thënë se nuk i pëlqen si prezantues. E në D-Night ky i fundit ka dy fjalë për t’i thënë.

Dajana: Lufta për të qenë në ekran dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes është shumë e madhe. Kthehemi pas në një emision të Luana Vjollcës asokohe, ku Alaudin Hamiti dha një koment për ty duke thënë se ti nuk i pëlqen si prezantues. Cili është komenti yt?

Sadri Imeri: E kam thënë dhe do e them se unë zakonisht nuk merrem me këto fjalët e shoëbizzit. Besoj ti e din atë këngën e Tingulli Trent “oj femër në shpin tem po don me ba emër” dmth besoj mjafton kjo përgjigje.

Dajana: {qesh} po t’shoh përmas, po m’sheh përmas

Sadri Imeri: Dmth na ka parë ai përmas

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: