Topi: Rama në rol të panatyrshëm mes protestuesve dhe tregtarëve të naftës, ata nuk kanë ndjeshmëri
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se Vuçiç ende pa filluar lufta në Ukrainë, deklaroi se vendi ishte furnizuar me ushqime bazë për popullin.
Topi tha se Qeveria është futur në një pozicion të panatyrshëm për një qeveri, mes njerëzve që protestojnë dhe tregtarëve të naftës.
Topi: Vuçiç ende pa filluar lufta në Ukrainë, deklaroi se vendi ishte furnizuar me ushqime bazë për popullin. Deklarimi i tij disa ditë para luftës, ishte për garantimin e rezervave, ndërsa pak dit ëmë parë ka garantuar furnizimin me naftë nga vendet e Lindjes së Mesme, përmes portit të Durrësit.
Çfarë reagimi ka nga qeveria shqiptare për këtë çështje? Qeveria është futur në një pozicion të panatyrshëm për një qeveri, mes njerëzve që protestojnë dhe tregtarëve të naftës. A ka tregtarë që nuk duan të përfitojnë. Nuk shkohet për ta bazuar te ndjeshmëria e tregtarëve sepse të konsideron si klient dhe po i eci pazari të dëmton. Si mund të vendoset Kryeministri interlokutor dhe ta rrisë çmimin e natës sa shuhet protesta.

