A besoni tek magjitë? Ja si përgjigjen qytetarët në Vox Pop me Enkin
A besojnë apo jo shqiptarët në magji? Kjo ishte pyetja provokuese me të cilën Enki me rubrikën e saj Vox Pop në "Ditë e Re" në Rtv Ora ngacmoi sot qytetarët.
Për të parë se cilat ishin përgjigjet e tyre për mikrofonin e Rtv Ora por edhe përmes mesazheve të dërguara shikoni videon.
Ne po sjellim disa:
" Unë kam një shokun tim magjistar, dhe iu merr shumë lekë gocave"
" Unë për vete nuk i besoj këto gjëra por kam nusen që i beson magjitë"
"Magjia nuk të zë kur nuk e beson, por kur e beson të zë"
" Në qoftë e besoni atëherë mund të ju bëjnë keq"
"Nga magjitë janë ndarë çifte "
"Unë për vete nuk i besoj këto gjëra, por kur më kanë bërë magji kanë përdorur gjilpëra për të më ndarë nga nusja, por nuk ia dolën dot"
"Magji bën vetëm vjehrra ime, më erdhi motra për vizitë dhe sa iku theu dorën se bëri aksident me makinë."
"Besoj tek magjia, se më ka mbajtur me magji ajo që kisha, se unë nuk e kam dashur.
"Besoj ke magjia se mami im vetëm sëmurej, por e kemi dërguar ke një hoxhë dhe na e hoqi shyqyr zotit"
"Shqiptarët e besojnë të gjithë edhe pse në televizor e mohojnë të gjithë"