Topi: Në vend duhet një e djathtë dhe e majtë politike, përtej emrave Berisha, Rama dhe Basha
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se nuk e sheh ekuilibrin politik në një vend që shpreson të vijë nga Rama, Berisha apo Basha.
Topi tha se Në vendin tonë dhen rregulla të forta për demokracinë brenda një partie politike dhe se larg emrave të përveçëm.
Topi: Unë jam njeri i së djathtës politike, sikurse respektoj të majtën politike. Nuk arrij që ta shoh ndryshe ekuilibrin në vend i cili nuk vjen nëse Rama, Berisha apo Basha. Fakti që politika në Shqipëri ka precipituar në emra, tregon se nuk është politikë. Duhet e majta politike, e djathta politike, pse jo një qendër e politikës që bën ekuilibrimin.
Në vendin tonë dhen rregulla të forta për demokracinë brenda një partie politike. Nëse PD dhe partitë e tjera që nuk po i dëgjoj, që nuk e di se çfarë po presin, nuk është pritje sepse nuk i shkon politikës kjo. Nëse do të ndërtohet një e djathtë pa Berishën që u thotë se ai u jep të drejtën për të garuar me atë. E djathta ndërtohet mbi parime.

