SPAK firmos 9 urdhër-arreste për aferat e incineratorëve, rëndohet pozita për Lefter Kokën dhe Zoton

Vetëm një ditë pasi kryetarja e komisionit hetimor për aferën 430 mln euro të incineratorëve i kërkoi informacion kreut të SPAK lidhur me ecurinë e hetimeve vijnë dhe arrestimet e para.

Ora News siguron vendimin e marrë më 26 mars 2022 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.  

Me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi, është kërkuar masa e sigurisë personale shtrënguese arrest me burg për personat në hetim.

Mësohet se janë vendosur 7 masa arresti burg dhe 2 arrest shtëpie.

Me vendimin e sotëm të gjykatës rëndohet pozita për ish ministrin e Mjedisit i cili tashmë ndodhet në burg pikërisht për aferën e incineratorëve. Vendimi i datës 26 mars është një masë e dytë arresti për të.

Edhe për Klodian Zoton administratorin e incineratorit të Fierit më datën 26 mars gjykata ka marrë një masë të dytë sigurie “arrest me burg”.

SPAK firmos 9 urdhër-arreste për aferat e incineratorëve,

1. Lefter Koka
ish-minister i Mjedisit 

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

2. Pëllumb Abeshi

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Politikave, pranë Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi ngritjen e komisionit për dhënien e konçesionit për ndërtimin e incineratorit Elbasan.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

3. Azem Shatëri

Ish-drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Fierit

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

4. Florjan Muçaj

Ish-anëtar i Komisionit të Koncesionit të Fierit si përfaqësues i bashkisë Fier në cilësinë e administratorit të përgjithshëm të saj, drejtor i Albpetrol.   

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

5. Erjon Murataj

Ish-anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Tiranës

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

6. Klodian Zoto

Pronar i incineratorit të Elbasanit dhe Tiranës

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

7. Arenc Myrtezani

Ish-administrori i inceneratorit të Fierit

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

II.Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:

8. Sabina Cenameri

Ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të incineratorit të Fierit

E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

9. Etleva Kondi

Ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit për incineratorët

E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Për incineratorin e Fierit është marrë në pyetje dhe kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi.

SPAK firmos 9 urdhër-arreste për aferat e incineratorëve,

 

 shkurtim vendimi i ndryshuar 001

Dokumenta bashkëngjitur