Topi: Basha duhet të kishte burrërinë që t’i kërkonte Berishës mos kandidonte më 25 prill
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se Basha duhet të kishte burrërinë që t’i kërkonte Berishës të mos kandidonte më 25 prill.
Topi tha se ndërsa shpallja gati-gati të papritur për njerëzit e asaj partie, tregon se ai opinion mbizotërues si mosmirënjohës për Bashës është real.
Topi: Unë jam i mendimit që raportet midis Bashës dhe Berishës, që janë ekskluzivisht brenda një selie partie, janë marrëdhënie të një kredibilitetin absolut. Ose ke burrërinë që t’i thuash: doktor ti me datë 25 prill nuk do të kandidosh, sepse e gjithë strategjia jonë është që shkojmë në fitore nëse ju nuk do të jeni, ose ndryshe unë largohem nga ky pozicion dhe do të ishte njeri i nderuar.
Ndërsa shpallja gati-gati të papritur për njerëzit e asaj partie, tregon se ai opinion mbizotërues është në raportin e mosmirënjohjes, nga ai që e mori detyrën nga Berisha pa garë.

