Topi: Non grata nga ShBA-të nuk mund të verifikohet nga ne, nuk ka precedentë të tërheqjes
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se askush nuk mund të verifikojë një vendimmarrje që është ekskluzive e SHBA-ve.
Topi tha se Berisha ka nisur betejën e tij ligjore lidhur me vendimin non grata të SHBA-ve, por theksoi se nuk ka precedentë për tërheqje të këtij vendimi.
Topi: Si ata që kanë qenë presidentë, kryeministri, apo edhe analistë, nuk mund të verifikojnë një vendimmarrje që është ekskluzive e SHBA-ve. SHBA ecën mbi rregulla fikse dhe nuk të thotë se të ndalon të shkosh në Bruksel, kryeqendrën e Evropës. Nuk e ushtron këtë juridiksion diku tjetër.
Problemi është nëse ka funksionuar dhe ka precedentë që diku tjetër ka marrë të drejtat e tij përmes gjykatës. Berisha ka kryer të gjitha të drejtat e tij për dinjitetin e tij, por a funksionon kjo për ata përtej Atlantikut? Nuk ka ndodhur që është tërhequr. Duhet të ndajë pjesën e një urdhri administrativ dhe kontekstin politik.

