Alibeaj pret Apelin, Berisha: Ma tha dhe në takim, keqardhje. Ky realitet është i pandryshueshëm

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, nuk e konsideron përfundimtar vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të Berishës të dalë nga kuvendi i 11 Dhjetorit, duke paralajmëruar ankimin në Apel.

Ish-kryeministri tha se këtë qëndrim Alibeaj ja ka shprehur dhe në takimin që pati me të në selinë blu, por i suigjeroi të heqë dorë pasi ky është një realitet i pandryshueshëm.

Berisha: Më tha dhe mua,keqardhje ndjej por e ftoj të heqë dorë. Ky vendim vërtet është marrë me 11 dhjetor. Unë ja sugjerova por ai nuk ra dakord. Ka vërejtje për vendimin, e quan se nuk është vendim përfundimtar. Ky është vendim përfundimtar se është regjistrim, u regjistrua mori fund kjo. Leximi i realitetit është shumë i rëndësishëm dhe ky realitet është i pandryshueshëm.

Sa i takon pretendimeve për konflikt interesi të gjyqtarit që shqyrtoi çështjen, Berisha pati këtë përgjigje.

Berisha: E vërteta është se gjykatësi e ka gjykuar dy herë dhe jo njëherë se ka zero konflikt interesi sepse çështja e shtruar nga përfaqësuesit e zotit Basha dhe është hedhur nga trupi gjykues. Prisni ju nga unë të flas për konflikt interesi kur gjykata e hedh poshtë, jo. Ata e analizojnë.

Nga ana tjetër dorëheqja e Lulzim Bashës i ka hapur rrugën edhe normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Berisha tha se nga sot ai nuk është më deputeti brava por Basha. Ai shtoi se nuk e gjeti në zyrë, pasi do të kishte pasur dhe një shtrëngim duarsh me të.

Berisha: Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi. Në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin por ka si begraund serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse ti them më deputeti brava do ti them deputeti Basha. Është deputet i PD, po të ishte në zyrë me Enkelejdin dhe Gazin do ti jepja dorën. Me çdo demokrat kam komunikim, nuk mund të jetë ndryshe. Me çdo anëtar të PD, aq më tepër deputet, unë do të komunikoj rregullisht.