Basha nuk është më "Brava." Marrëdhënia e re e Berishës me ish kryetarin. A do i shtrëngonte dorën nëse do e gjente në seli
Në një dalje nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje që të gjithë demokratët të bashkohen dhe t’i shtrijnë dorën njëri tjetrit. Berisha tha se me vendimin e sotëm të gjykatës fitojnë demokratët dhe humb Rama, ndërsa la të kuptojë se duhen lënë pas konfliktet edhe me Bashën.
Sali Berisha: “Nuk përjashtojmë asnjeri. Edhe sikur kundërshtitë e mia më të mëdha, ju e dini që kanë qenë me Lulzim Bashën, për nëse do ta dija që ishte në atë zyrë nuk do të ishte pengesë për mua për ta takuar. Ai është deputet i PD-së. Unë e kolegët e mi mbetemi të hapur ndaj çdo demokrati.”
Berisha tha se Basha është deputet mund të bëjë takime ku të dojë dhe si të dojë madje dhe ai do ketë takime me të. Gjithashtu tregon se nuk do e çuajë më "Brava"
"Dorëheqja e tij nuk lidhet më me 9 shtatorin por ka serialin humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse ti them më deputeti “Brava” por do ti them deputeti Basha. Po të ishte në zyrë me deputetin Alibeaj apo gazin do shkoja ti jepja dorën. Me çdo demokrat unë kam komunikim. Aq më tepër me deputet, do të komunikoj rregullisht."