Alibeaj: Vendimi i gjykatës do të ankimohet, Berisha mendon se ka zeruar gjithçka nga kjo parti

Në një dalje nga selia blu, kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj u shpreh se vendim i gjykatës që i dha vulën Berishës nuk është i formës së prerë dhe do të ankimohet.

Ai theksoi se Berisha pretendonte se vendimi i gjykatës është final dhe sipas tij ka zeruar gjithçka nga kjo parti dhe se ka tashmë një komision rithemelimi.

Alibeaj: Ai vendim me të gjitha shkeljet që mbart brenda nuk është i formës së prerë dhe do të ankimohet dhe do të jetë gjykata që do të vendosë përfundimisht në aspektin juridik.

Së bashku me kolegët e mi dhe sekretarin e përgjithshëm u dhamë dorën njerëzve që erdhën në PD si një shenjë e fisnikërisë që vjen nën këtë parti dhe që dyert e saj janë të hapura. Berisha pretendonte se vendimi i gjykatës është final dhe sipas tij ka zeruar gjithçka nga kjo parti dhe se ka tashmë një komision rithemelimi. Ai pretendonte bashkimi e demokratëve përmes votës.