"PD nuk mund të ketë një kryetar non grata", mbështetësja e Berishës shpërthen ndaj Alibeajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 16:43
Konferenca për media e kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, u shoqërua me një incident.
Ndërsa zbulonte për gazetarët se i kishte bërë me dije Berishës se PD nuk mund të drejtohej nga një person non grata në SHBA, një grua shpërtheu në ulërima ndaj tij.
"Ta hedh poshtë" u shpreh ajo ndërsa vazhdonte të bërtiste.
Ajo u nxor nga salla ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u pa të komunikonte me të në holl.





