Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë: Policia nxjerr nga makina një djalë dhe një vajzë, dërgohen tek Trauma
Policia jep informacion në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Thumanë -Fushë Krujë.
Policia ka mundur të nxjerrë nga një prej makinave që ishin përfshirë në aksident shoferin një djalë 29 vjeç dhe një vajzë pasagjere.
Ata janë dërguar në spitalin e Traumës. Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident shtetasi D. A.
"Shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen nga automjetet të shtetasve K. C., 29 vjeç, drejtues i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe pasgjeren, shtetasen E. Y., 26 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident shtetasi D. A. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit," informoi në mbrëmje vonë policia.
