“Larg gjuhës së urrejtjes” Alibeaj: Si kryetar do të përcaktoj emrat e grupit negociator drejt bashkimit

Kryetari në detyrë tashmë i PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh se synimi i kërkuar nga demokratët prej kohësh është bashkimi dhe pse jo duke hequr dorë nga gjuha e urrejtjes.

Ai tha se do të jetë kryetari i komanduar i partisë Demokratike ai që do të përcaktojë tashmë edhe grupin negociator me pjesën tjetër të PD-së.

Alibeaj: Ju e patë vendimin e grupit dhe deklaratën. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes në niveli ne përgjegjësisë dhe delikatesë. Synimi i kërkuar nga demokratët prej kohësh është bashkimi dhe pse jo duke hequr dorë nga gjuha e urrejtjes dhe linçimit për të bashkuar demokratët dhe përtej demokratëve. Është kjo gjuha që do të përdorim ne dhe besoj se ky është çelësi i zgjidhjes që të ecim para.

Ky është një hap i parë drejt negociatës dhe tentativa për të shkuar drejt bashkimit, me një grup pune që është i përbërë nga të gjithë instancat e partisë, ata të cilët me barrën e madhe për ta çuar para këtë grup pune për bashkim. Është ngarkuar kryetari i partisë i komanduar që do të përcaktojë edhe emrat për këtë gjë.