"Të ulemi të diskutojmë", Salianji: Po i kërkon presideti i Ukrainës Putinit takime në mënyrë të përditshme
Deputeti, Ervin Salianji, thotë se PD duhet të bëjë çdo hap për bashkimin e demokratëve.
Sipas tij kjo nis nga krijmi i një komisioni me përfaqësimin e PD zyrtare dhe Foltores.
Salianji: Është afër fundit mbledhja e Kryesisë, besoj se do të ketë një vendimmarrje. Kam insistuar që PD duhet të bëjë çdo hap për bashkimin e demokratëve duke mos nisur nga pikat që na ndajnë por ato që na bashkojnë. Ti jepet mundësia për negociatë me një grup apo komision që të ketë përfaqësim të gjitha ngjyrimeve në PD dhe të përfshijë edhe, nëse për efekt komunikimi do ta quajë palë, pjesën e deputetëve që kanë pasur një ndarje të qartë me PD zyertare në këtë periudhë.
Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë, Salianji tha se është momenti për të reflektkuar cilido, për të bërë kushdo pas në ambiciet dhe arsyet e veta që e ka ndarë në këtë parti qartësisht dhe që ka krijuar dy pole të ndryshme për të pasur mundësinë që PD të kthehet në një parti fituese.
Ai theksoi se negociatat nuk mund të vendosen me ultimatume paraprake, duhet të ketë tërheqje nga çdo palë që vendos ultimatume.
Salianji: Po i kërkon presideti i Ukrainës Putinit takime në mënyrë të përditshme jo ne që kemi qenë dhe jemi në një parti politike, kemi diskutuar dhe ndarë shumë beteja me njëri-tjetrin. Besoj se do të arrihet në këtë konkluzion për ti hapur rrugë negociatave me objekt të përcaktuar qartë për të bashkuar PD por edhe duke mos vendosur ultimatume asnjëra palë as hajdeni këtu dhe as shkojmë atje. Të ulemi dhe të vendosim.
Nuk pati propozime për emra konkretë ashtu si nuk pati vendosje emrash konkretë në atë që do të jetë si vendim i kryesisë së PD. Besoj se duhet të qëndrojmë në këto shina. Ka ndodhur ngjarja që demokratët i kanë përçarë më njëri-tjetrin, ne na takon të ulim çdo përçarje që bashkimi të nisë nga këtu dhe të përfundojë në garë reale në çdo seksion dhe grupseksion.
A duhet hequr dorë nga përjashtimi i Berishës?
Salianji: Nuk flasim për emra konkretë. Të gjithë e kanë përjashtuar njëri-tjetrin, Kuvendi i 11 ne, ne me një Kuvend tjetër. Të ulemi të diskutojmë.
Duhet hequr dorë nga kushti që edhe Berisha të bëjë hap pas?
Salianji: Ne na bashkojnë shumë më shumë gjëra se na ndajnë. Ta nisim njëherë me ato që na bashkojnë.
