Rrëfimi i trishtë: Trupat ruse përdhunojnë gratë dhe po masakrojnë familjet e fshehura në bodrume

Trupat e ruse dyshohet se po përdhunojnë gra dhe po masakrojnë familjet e fshehura në bodrumet e tyre, ndërsa kanë pushtuar Ukrainën që prej 24 shkurtit.

Anastasia Taran, 30 vjeç, ka akuzuar ushtarët e Putinit për përdhunimin e grave në qytetin e pushtuar nga Rusia , Irpin, i cili ka qenë nën sulm për gati një muaj.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës konfirmoi më parë se kishte pasur raportime për sulme seksuale nga ushtarët e Putinit ndaj grave ukrainase.

Anastasia tha se trupat ruse kanë sulmuar bodrumet dhe kanë qëlluar familjet.

Ish-kamerierja, e cila ka jetuar në periferi të Kievit për katër vjet, tha: Irpin është ferr. Ka shumë ushtarë rusë atje që vetëm qëllojnë njerëzit që hyjnë në shtëpi private dhe, në rastin më të mirë, thjesht dëbojnë njerëzit nga shtëpitë e tyre.  Ata përdhunojnë gratë. Ata hapin bodrumet ku fshihen njerëzit dhe i qëllojnë.

Anastasia tha se ajo dhe burri i saj kaluan një javë pa internet, energji elektrike, ngrohje ose ujë në qytetin e kontrolluar nga Rusia.

Në Irpin jetonin rreth 110,000 njerëz para luftës,  por tani shumica e popullsisë ka ikur.