Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Spanjës, 15 në pranga

Një grup shqiptar që merrej me trafikun e drogës është çmontuar këtë të hënë nga autoritetet spanjolle dhe në pranga janë vënë 15 persona.

Mediat lokale bëjnë me dije se banda e drejtuar nga shqiptarët kishte ngritur disa shtëpi kultivimi në Malaga.

Gjatë operacionit të koduar “Kultur-Romina” u konstatua se drejtuesit shqiptarë kishin projektuar sistemin për funksionimin e trafikut të drogës.

Hetimet kishin nisur në maj 2021 kur agjentët gjetën një shtëpi kultivimi droge në Coin dhe kështu nisën punën për kapjen e trafikantëve.

Gjatë punës grupi hetimor kuptoi se kjo organizatë kishte pika të tjera për kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura.

Pas një hetimi disa mujor, 6 shtëpi të tjera me të njëjtat struktura u gjetën në Mijas, Alhaurín de la Torre, Marbella dhe Fuengirola, të cilat përdoreshin nga ky grup kriminal.

Njëra prej shtëpive përdorej për tharjen e marijuanës që kultivohej në ndërtesat e tjera.

Gjatë operacionit u sekuestruan 127 lëndë narkotike gati për shitje, 3696 bimë marihuanë si dhe 6000 mijë euro, tre makina dhe 1 detektor i sistemit GPS.

Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Spanjës, 15 në

Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Spanjës, 15 në