Familjarët e të vdekurve në Rusi 'urdhërohen’ të heshtin për familjarët e tyre
Që nga fillimi i pushtimit rus, informacioni për viktimat ruse ka qenë i pakët.
Ndërsa qeveria ukrainase tani pretendon se mbi 15,000 ushtarakë rusë janë vrarë, autoritetet ruse pranuan pak më pak se 500 vdekje më 2 mars.
BBC Russian ka kryer një hetim të detajuar, duke konfirmuar emrat dhe gradat e 557 ushtarëve dhe oficerëve rusë të vrarë në Ukrainë duke analizuar mediat sociale dhe njoftimet lokale, si dhe duke folur me të afërmit.
Hetimi zbuloi se 15 nga 85 rajonet e Rusisë nuk kishin publikuar asnjë informacion në lidhje me ushtarakët lokalë të vrarë në Ukrainë.
Por në një zonë të tillë - rajoni i Kemerovës në Siberi - BBC Russian (me ndihmën e banorëve vendas që kërkuan të mos identifikoheshin) vendosi identitetet dhe vendet e varrimit të shtatë ushtarëve dhe oficerëve.
Disa orë pasi u publikua hetimi i BBC-së, autoritetet e Kemerovës njoftuan se 13 ushtarakë ishin varrosur në rajon që nga fillimi i luftës.
Por ka dëshmi të presionit në rritje ndaj gazetarëve vendas dhe disa raporte të mëparshme për ushtarët e vrarë në aksion janë fshirë.
Një gazetar siberian i tha BBC-së: "Në nivelin e qeverisë rajonale, të gjitha mediat lokale u udhëzuan të mos publikonin asnjë të dhënë për humbjet në Ukrainë. Ka raste kur zyrtarët lokalë ushtronin presion mbi të afërmit e viktimave, duke i urdhëruar ata që të rri i heshtur”.
