Ukrainë, qindra transgjinorë të arratisur refuzohen në kufi: Duhet të luftojnë për vendin
Ligji ushtarak nuk fal: vajzat e reja kanë ndryshuar seksin, por ende e kanë "emrin" mashkull në pasaporta. Kjo është arsyeja pse ata nuk mund t'i lënë qytetet nën bomba.
Qindra gra transgjinore u kthyen në kufirin ukrainas ndërsa tentuan të largoheshin nga vendi, për shkak se pasaportat e tyre ende mbanin emrin dhe gjininë e tyre mashkullore, pavarësisht se kishin bërë ndryshimin e seksit.
Kjo është raportuar nga shoqatat e aktivistëve të cituar nga BBC.
Ligjet aktuale në Ukrainë ndalojnë qytetarët meshkuj të moshës 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi.
Për ta është detyrimi për të marrë armët dhe për të mbrojtur atdheun e tyre.
Në Ukrainë, ndryshimi i gjinisë dhe emrit në pasaportë kërkon një proces të gjatë, i cili përfshin edhe disa vlerësime psikiatrike dhe kjo bën që shumë njerëz që kanë ndryshuar gjininë të mos e kalojnë praktikën burokratike.
Pra, kushdo që ka një pasaportë që thotë "mashkull" rrezikon të refuzohet në kufi.
Një nga organizatat bamirëse kryesore transgjinore në Ukrainë vlerëson se ka qindra gra trans që tentojnë të arratisen, por 90% e atyre me të cilat ajo është në kontakt deri më tani kanë dështuar.
