Hungaria nuk do vendosë sanksione kundër Rusisë për energjinë
Hungaria nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë sa i përket importit të naftës dhe gazit. Qëndrimi më i fundit i qeverisë së Viktor Orbanit mund t’i kushtojë atij në rezultatin e zgjedhjeve me një opozitë prej 6 partish kundër.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto ka thënë se vendi nuk do të vendosë sanksione kundër kompanive ruse të energjisë, pasi sipas ajo rrezikon drejtpërsëdrejti vendin.
Sijarto: Një marrëveshje për sanksionet e mundshme të Bashkimit Evropian kundër furnizimit me energji ruse ose ndërprerja e tyre me shumë mundësi nuk do të arrihet. Ne nuk do të mbështesim asnjë sanksion kundër naftës apo gazit rus që mund të përbëjë rrezik për furnizimet me energji për Hungarinë.
Sipas tij sanksionet kundër energjisë ruse nuk janë çështje ideologjike, por matematikore.
Sijarto: Disa vende janë të varura nga furnizimi me energji ruse. Ne nuk e bëjmë këtë për argëtim, furnizimi me energji nuk është një çështje filozofike apo ideologjike, por është çështje fizike dhe matematikore.
Szijarto shprehu gjithashtu shqetësime për planet e tjera të paraqitura nga anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në javët e fundit, përfshirë shpalljen e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.
Sijarto: Ne duhet ta shmangim atë. Interesi i Hungarisë është i qartë, Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte, ne do t'i përmbahemi qëndrimit të përbashkët të NATO-s dhe do të refuzojmë propozimet që rrezikojnë një luftë ajrore apo në terren. Ne nuk do të marrim pjesë në transferimin e armëve drejt Ukrainës dhe as nuk do të lejojmë që armët të kalojnë në territorin tonë.
Qëndrimi i qeverisë hungareze ndaj Rusisë mund të jetë një pikë e fortë në zgjedhjet e 3 prillit, ndërsa kryeministri Viktor Orban garon për një mandat të katërt kundër opozitës gjashtë partiake e udhëhequr nga Péter Marki-Zai.
