Forcat ruse hedhin granata në spitalin e fëmijëve në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 17:30
Forcat ruse kanë sulmuar një spital fëmijës në rajonin e Luhanskut.
Lajmin e ka bërë me dije Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. Sipas asaj që kanë raportuar mediat deri më tani nuk ka të vdekur ndërkohë 7 fëmijë dhe 15 të rritur, përfshirë mjekë, u evakuuan nga ndërtesa pasi çatia mori flakë.
Spitali është në qytetin e Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.
Nuk është hera e parë që forcat ruse kanë në shënjestër spitalet ukrainase.
