Ukraina rimerr nën kontroll një qytet

Ushtria ukrainase pretendon se ka rimarrë nën kontroll qytetin Makariv i cili ndodhet pranë Kievit.

Në përditësimin e fundit mbi konfliktin, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se trupat ukrainase i shtynë trupat ruse nga qyteti, rreth 60 km në perëndim të Kievit.

Rimarrja e kontrollit vjen tre ditë pasi ushtria ruse bombardoi qytetin me mortaja ku ngelën të vdekur 7 persona sipas autoriteteve lokale.

Media britanike BBC e cila ndodhet në vendin e ngjarjes thotë se nuk ka arritur ta verifikojë pretendimin e palës ukrainase.