“Rusët po dorëzohen”, ushtari i dorëzon Ukrainës tankun e tij, do të marrë 10 mijë dollarë si shpërblim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 17:43
Ushtari rus i ka dorëzuar tankun e tij forcave ukrainase dhe për këtë do të marrë një shpërblim prej 10,000 dollarësh.
Ky lajm si pas mediave të huaja është bërë me dije nga një këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.
Victor Andrusiv, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, u shpreh se ushtari rus do të marrë një një shpërblim prej 10,000 dollarë.
Në një postim në rrjetet e sociale ai shkruan "Rusët po dorëzohen!".
Ai tha se donte të publikonte video nga momenti kur rusi i ka dorëzuar tankun por që është penguar nga forcat speciale.
