Edhe ish-zëvendësi Mike Pence distancohet nga Trump

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve Mike Pence është distancuar nga presidenti i 45-të Donald Trump, ndërsa ky i fundit kërkon rikandidim në zgjedhjet e 2024-s.

Pence edhe pse nuk ka deklaruar se do të kandidojë ka udhëtuar muajt e fundit nëpër SHBA duke mbajtur fjalime politike me mbështetësit republikanë, si dhe po mbledh donacione për zgjedhjet afatmesme të nëntorit të këtij viti.

Në sondazhet e mëparshme, ish-presidenti Trump ishte më favoriti për të qenë kandidati për president të 47-të në zgjedhjet e 2024 brenda republikanëve dhe pas tij i dyti më i pëlqyeri ishte guvernatori aktual i Floridas, Ron De Santis.