Ambasada amerikane në Kiev akuzon ushtrinë ruse për rrëmbimin e 2400 fëmijëve

Ambasada e SHBA-së në Kiev mbështeti sot plotësisht akuzat e ministrit të Jashtëm të Ukrainës se forcat ruse kanë larguar ilegalisht mijëra fëmijë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk. 

Në një postim, Ambasada amerikane thotë: 

 “Sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, forcat ruse kanë larguar ilegalisht 2,389 fëmijë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në Rusi”. Kjo nuk është ndihmë. Është një rrëmbim”.

Thuhet se OKB-ja nuk ka qenë në gjendje t'i konfirmojë këto pretendime.

Para pushtimit, separatistët pro-rusë u kishin "kërkuar" ukrainasve të largoheshin nga dy zonat dhe të kërkonin strehim në Rusi.