Ndërtuesit gjejnë trupin e një njeriu në frigoriferin e një pijetoreje të pashfrytëzuar në lindje të Londrës

Detektivët, të cilët po hetojnë zbulimin e trupit të një burri në një frigorifer pothuajse një dekadë pasi ai u raportua i zhdukur, u kanë bërë thirrje të gjithë të njohurve të tij që të paraqiten për marrjen në pyetje.

Mbetjet e trupit të pajetë të Roy Bigg u zbuluan në tetor 2021 në bodrumin e asaj që më parë ishte Simpson's Wine Bar në Romford Road, Forest Gate, në lindje të Londrës.

Trupi i zotit Bigg u gjet nga ndërtuesit që punonin në ambientet e lokalit të pashfrytëzuar, tha Policia Metropolitane.

Ai u raportua i zhdukur në fillim të vitit 2012.

Det Ch Insp Kelly Allen tha se policia besonte se trupi i Bigg kishte qëndruar në frigorifer për "disa vite".

Ajo shtoi: “Të flasim me njerëzit që e njihnin do të na ndihmojë të përcaktojmë jo vetëm stilin e jetës dhe zakonet e tij, por edhe kohën kur u pa për herë të fundit".

"Nëse e njihje Roy-n, ju lutemi na kontaktoni. Data e lindjes së tij ishte 8 shtator 1944, ne besojmë se ai ka qenë rreth 70 vjeç kur vdiq. Nuk ka rëndësi nëse ka kaluar një kohë e gjatë që kur e njihnit, apo nëse e njihni pak, çdo informacion mund të jetë me rëndësi reale për kërkesat tona."

Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes së tij nuk ishte përfundimtar dhe mbetjet e z. Bigg u identifikuan përmes të dhënave të tij dentare.